Mario Lemina pritet të largohet nga kampioni aktual i Italisë, Juventus.
Mesfushori afrikan nuk kishte hapësirat e duhura tek Juventusi, edhe pse kur ishte në fushë nuk ka dëshpëruar thuajse asnjëherë.
Por ish-anëtari i Olypique Marseille ka vendosur të largohet nga Juventusi për të gjetur një skuadër ku do të jetë i rëndësishëm.
Bayer Leverkusen pritet të jetë skuadra e ardhshme e francezit që ka bërë gati një ofertë për Juventusin.
Leverkusen ka bërë gati 15 milionë euro për transferimin e Leminas, 23-vjeçarit pritet t’i ofrohet një kontratë katër vjeçare, në garë për lojtarin ndodhet edhe gjiganti turk Galatasaray.