Lënda “Edukimi Medial” duhet të futet në shkolla

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 12:41 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është mbajtur tryeza me temën “Edukimi Medial”.

Lindita Tahiri, profesoreshë në degën e gazetarisë, për departamentin në të cilin ajo punon, tha se ka qenë gjithmonë i interesuar që lënda  “Edukimi Medial” të futet në shkolla, raporton Ekonomia Online.

“Departamenti jone ka qene gjithmonë i interesuar që kjo lëndë të hyjë në shkolla. Edukimi për media është  e drejtë themelore e njeriut. Edukimi kritik është shkathtësi bazike, pa të cilën individi i sotëm mund të konsiderohet analfabet” tha Tahiri

Abit Hoxha, studiues i mediave, tha se rrallë flitet për edukimin medial  dhe sipas studimit qe ai e ka bërë, gazetarët nuk iu besojnë institucioneve në Kosovë.

“Shumë rrallë flasim për edukimin medial në audiencë. Sipas studimit qe kam bërë në vitin 2013, në Kosovë gazetarët besojnë në numër një shifror ne institucionet e Kosovës dhe institucionin më të pa besueshëm e kanë gjykatën”, tha Hoxha.

Hoxha, gjithashtu, shoti se përfshirja e edukimit medial nuk ka të bëjë vetëm me gazetarë dhe shkolla, mirëpo edhe me institucionet tjera të Kosovës.

“Edukimi i publikut në Kosovë nuk përfshin vetëm gazetarët dhe shkollat, por shumicën e iinstitucioneve në Kosovë dhe jo vetëm lajmet sportet, por argëtimin dhe të gjitha”, theksoi Hoxha.

Muhamet Jahiri, asistent në Fakultetin e Gazetarisë tregoi disa nga problemet gjenerale që audienca kosovare has në media dhe sa i përket edukimit medial shoqëria kosovare është shumë pak e informuar.

“Shoqëria Kosovarë është shumë pak e informuar për rëndësinë që ka edukimi medial . Universiteti i Prishtinës, së bashku me departamentin e gazetarisë, dhe në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit duhet të krijojnë programe për këtë fushë dhe institucionet të japin kontributin e tyre në këtë drejtim përmes hulumtimeve që bëjnë” tha Jahiri, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme