Më 31, 1 dhe 2 janar janë raportuar pesë raste të dëmtimeve nga ana e plumbave qorr.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit policor të 24-të orëve të fundit.
Rasti i parë është raportuar në Prishtinë,
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje nga drejtim i panjohur një plumb bredharak i ka goditur xhamin e veturës.
Nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore. Po ashtu më 31 dhjetor është është raportuar edhe një rast në qytetin e Podujevës.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje nga drejtim i panjohur një plumb bredharak i ka goditur veturën. Nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore.
Dy raste të reja janë raportuar më datën 1 janar, njëri në Prishtinë përsëri ndërsa tjetri në Deçan
Në Prishtinë, ankuesit meshkuj kosovarë në tri raste kanë raportuar se dyshohet nga plumbi bredhës (qorr) iu është dëmtuar vetura e tyre.Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, përderisa rastet janë duke u hetuar.
Ndërsa në Deçan, derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke qëndruar para shtëpisë së tij, dyshohet se është goditur nga një plumb nga ajri (qorr) me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
Rasti i fundit u raportua në Mitrovicë të Veriut, ku Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë festës i është dëmtuar xhami i veturës nga një plumb qorr, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Rasti nën hetime.