Lëndimet e Neymarit e shqetësojnë Real Madridin

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Disa raporte mjekësorë sa i përket gjendjes fizike të Neymarit, që janë dërguar në Real Madrid, kanë sjellë shqetësime serioze në bordin e drejtuesve të madrilenëve.

Në të gjitha transferimet e mëdha, siç do të ishte blerja e Neymarit, klubi duhet t’i shqyrtojë në detaje të gjitha anët e mira dhe të këqija të një transferimi të tillë, raporton AS.

Sa i përket vetëm aspektit sportiv, askush në bordin drejtues në “Santiago Bernabeu” nuk e vë në dyshim talentin e yllit brazilian. Mirëpo, raportet për gjendjen e tij fizike janë shqetësuese për klubin madrilen.

Disa raporte mjekësore të sjella në klub thonë se 27-vjeçari ka shumë gjasa të pësojë lëndim në shputën e këmbës së tij të majtë, ashtu siç ka pësuar edhe dy herë më parë gjatë dy sezoneve të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme