Një person është arrestuar në Skenderaj pasi u ndalua nga Policia e Kosovës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. Ai kishte penguar zyrtarët policorë pasi i shqiptuan gjobë për kundërvajtje në trafik.
Policët për ta arrestuar të dyshuarin hasën edhe në pengesa të tjera, ku 3 persona të tjerë u munduan ta pengojnë arrestimin, me ç’rast edhe ata u shoqëruan për në Polici.
Si pasojë e gjithë kësaj, dy policë kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngarja ka ndodhur dje në rrugën ‘Azem Bejta’ në Skenderaj, rreth orës 11:35.
“Rr. Azem Bejta, Skenderaj, 11.03.2021 – 11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar të cilit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë njësiti policor i kishte shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik, por i njëjti nuk ishte pajtuar dhe i kishte penguar zyrtarët policor. Për ta arrestuar të dyshuarin njësiti policor ishte penguar edhe nga disa persona tjerë. Lidhur me rastin përveç të dyshuarit kryesor janë arrestuar edhe tre persona tjerë meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit janë liruar. Si pasoj e rastit dy zyrtarë policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.