Një biciklist ka mbetur i lënduar në Prizren pasi u godit nga një veturë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Lubizhdë të Prizrenit rreth orës 13:00.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti dhe i njëjti pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.