Futbollisti i Real Betis, Isco është lënduar në ndeshjen ndaj Las Palmas, që u zhvillua të enjten.
Pas kalimit të testeve mjekësore të premten, më 17 maj, Isco është parë me paterica, pasi vazhdon të ketë vështirësi të ecë me këmbën e majtë.
Siç shkruan Relovo, përcjell Klankosova.tv, Iscos iu aplikuar akull në zonën e dëmtuar në përpjekje për të reduktuar inflamacionin që përfundoi në një frakturë dhe që mund të çojë në operacion.
Me këtë lëndim Isco i thotë lamtumirë pjesës së mbetur të sezonit dhe është në dyshim edhe për Eurokupën. Shkalla e dëmtimit do të tregojë nëse Isco do të mund të rikuperohet apo jo për të luajtur në qershor me Spanjën në Euro 2024.