Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në një miqësore të brendshme të Juventusit të mërkurën në mbrëmje për shkak të një lëndimi të lehtë.
Juventusi konfirmoi në Twitter se lojtari ka pësuar lëndim të lehtë në muskujt e kofshës së majtë dhe do të ushtrojë i vetëm në ditët e ardhshme.
Kjo solli zhgënjim të madh të mijëra tifozëve që kishin udhëtuar drejt Villar Perosas, me shpresën për të parë numrin 7 në aksion.
34-vjeçari mungoi edhe në ndeshjen ndaj yjeve të K League, me klubin që tha se pati problem me muskuj.
Juve e nis sezonin më 24 gusht ndaj Parmas.
Miqësorja si ajo e sotme zhvillohet çdo verë mes ekipit të parë të “Zonjës së Vjetër” dhe të rinjve të skuadrës.