Në fshatin Stanovc të Epërm të Vushtrrisë, një person i ka shkaktuar lëndime vetes duke hedhur një granatë dore.
I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marrë trajtim mjekësor.
Ndërsa, policia raporton se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishekë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbetet nën sigurim të njësisë policore në QKUK.