Lëndohet një person pas një aksidenti me traktor në Podujevë, arrestohet ngasësi

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Është aksidentuar një traktor në Podujevë, ku është lënduar pasagjeri që gjendej aty.

Ndërkaq, ngasësi i traktorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur derisa ai ishte pasagjer në një traktor që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar”.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme