Një punëtor në Prishtinë është lënduar pasi ka rënë nga një lartësi 5-6 metrash derisa ishte duke bërë ndriçimin e një skenë teatrale.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 14:20.
“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, mashkull, rreth 40 vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se personi është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”.