Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar gjatë së premtes, në vendin e tij të punës.
I lënduari ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare, teksa Policia ka nisur hetimet për këtë rast.
“Rr. Adem Jashari, Malishevë, 25.03.2022 – 16:40. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Njësit përkatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.