Lëndohet Rashkaj, Bunjaku fton Përdedajn

Mitrovicë | 09 Qer 2017 | 02:13 | Nga

Për shkak se fusha e futbollit e stadiumit “Agron Rama” në Kastriot ishte shumë e fortë dhe e papërshtatshme për stërvitje, Kombëtarja A e Kosovës u detyrua që stërvitjen e radhës ta mbajë në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, e ku ishin të pranishëm një numër i madh i tifozëve.  Futbollistët e Kombëtares së Kosovës po punojnë me përkushtim të madh , ndërsa shtabi teknik po përpiqet që të përgatisë ekipin sa më mirë në seanca stërvitore meqë, nuk ka mundësi të zhvillohen ndeshjet miqësore.

Stërvitja e radhës mbahet nesër në ora 14.00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ndërsa pas lëndimit të Anel Rashkajt, në Kombëtare përzgjedhësi Bunjaku ka ftuar Fanol Përdedajn që sot iu bashkëngjitë grupit në stërvitje.

Albert Bunjaku, përzgjedhës

Stërvitjet po shkojnë mirë sipas programit dhe dinamikës së paraparë. Pas lëndimit të Anel Rashkajt, lëndimi i të cilit nuk është i natyrës së rëndë por që kërkon trajtim jemi detyruar ta ftojmë Fanol Përdedajn. Po ashtu ju keni parë se Valon Berisha dhe Samir Ujkani po stërvitin në mënyrë individuale, por prej nesër besoj do t’i bashkohen grupit dhe të jemi më komplet.

 

Enis Alushi, futbollist

Sot terreni ishte më i mirë dhe kjo na ndihmoi shumë në stërvitje. Ndërsa sa i përket ndeshjes e dimë që Turqia ka një ekip të fortë, por ne jemi në gjendje fizike shumë të mirë dhe duhet të japim maksimumin sidomos në repartin defanziv.

 

 

Hekuran Kryeziu, futbollist

Na pret një ndeshje e fortë dhe një kundërshtar cilësor, por edhe ne presim një rezultat pozitiv sepse ka kohë që po presim të marrim edhe ne ndonjë pikë.

Të ngjashme