Futbolliati i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, pritet të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë, shkaku i një lëndimi që ka pësuar.
Mesfushori i Zurichit pësoi një lëndim gjatë ndeshjes të së shtunës ndaj Luganos dhe u detyrua të largohet nga lojta që në minutën e 15-të.
Sipas raportimeve të fundit, Kryeziu thuhet se ka këput ligamentin e gjurit të majtë dhe do të i nënshtrohet një operimi. Sipas kësaj ai do të mbetet jashtë fushave gjashtë deri në nentë muaj.
Kështu, Hekuran Kryeziu pritet të i humbasë dy ndeshjet e qershorit që Kosova i luan ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.