Lëngu i qepës, kundër rënies së flokut

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Rënia e flokëve është një prej problemeve estetike që prek në masë meshkujt dhe femrat. Nëse fillimisht neglizhohet me kalimin e kohës kthehet në një problem serioz.

Një nga mënyrat natyrale për të limituar rënien e flokëve është lëngu i qepës, i cili zhduk edhe zbokthin, infeksionet mykotike dhe thatësinë e tyre, transmeton lajmi.net

Lëngu i qepës ka veti antibakteriale, ndihmon për pastrimin në thellësi dhe parandalon shfaqjen e baktereve dhe kërpudhave, të cilat dobësojnë flokët, si dhe ndihmojnë në rritjen e tyre pa problem. Lëngu i qepës, mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi dhe është i gjithi natyral.

Mjafton të qëroni dy qepë dhe t’i vendosni në frulator duke i përzier deri sa të krijohet një trajtë lëngu. Idealja do ishte që ta përzieni me 50 gramë mjaltë, për të reduktuar aromën.

Këshillohet që këtë masë ta aplikoni në flokë dy herë në javë dhe ta lini të veprojë për 15 minuta dhe nëse mundeni edhe një natë të tërë. Në këtë mënyrë flokët do të bëhen më të fortë, më me shkëlqim dhe më të plotë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme