Drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani, ka treguar se Vitore Stavileci, bashkëshortja e ministrit Blerand Stavileci, ka pësuar lëndime të kockave të hundës, lëndim të syrit të djathtë, gjakderdhje të vogla dhe gërvishtje në qafë, në sulmin fizik që pati sot pasdite.
Drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Basri Lenjani, bëri të ditur se znj. Stavileci është sjellë këtu rreth orës 14:30 me autoambulancë, e lënduar si pasojë e një sulmi fizik.
“Pas shërbimeve të konsulencave është gjetur se pacientja ka lëndim apo thyerje të kockave të hundës, lëndim të syrit të djathtë, gjakderdhje të vogla dhe gërvishtje në qafë. Ajo po trajtohet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Lenjani.
Ai ka bërë të ditur se pacientja brenda pak orëve do të lirohet për në shtëpi.