Portieri gjerman Bernd Leno ka paralajmëruar largimin nga skuadra e Arsenalit.
Leno ka thënë se ka dëshirë të vazhdojë karrierën në një klub dhe kampionat tjetër, duke mos përjashtuar kthimin në Bundesligë.
Portieri 29-vjeçar iu bashkua Arsenalit në vitin 2018 nga Bayer Leverkuseni dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2023.
Leno këtë edicion, ka 41 paraqitje në të gjitha garat.
“Jam i hapur për gjithçka, përfshirë këtu një aventurë të re. Ende me klubin nuk kemi biseduar për kontratën e re dhe mbetet të shihet se çka sjellë e ardhmja”, është shprehur Leno