Sulmuesi 18-vjeçar, Leon Dajaku, nga Bayern Munichu, formën e mirë e ka përcjellë edhe me Kombëtaren e Gjermanisë U19.
Në duelin e të shtunës kundër Bjellorusisë të po të njëjtës grupmoshë, Dajaku ka shënuar dy gola në fitoren e thellë 9:2. Me këto dy shënime, futbollisti me pozitën e sulmuesit të dytë ka shkuar në kuotën e katër golave në total, transmeton KTV.
Ai shënoi në minutat 39-të dhe të 66-të. Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Kombëtarja U19 e Gjermanisë ka gjashtë pikë dhe me goldallim, 12:2. Me Bayernin 2 në divizionin e tretë të futbollit gjerman, Dajaku ka dy gola e një asistim në 11-të ballafaqime.