Ekipi gjerman i futbollit Werder Bremen përpos Milot Rashicës në radhët e veta do ta ketë edhe një futbollist shqiptar.
Bëhet fjalë për 14 vjeçarin Leon Zeqiraj, i cili është me prejardhje nga Istogu do ta veshë fanellën e Werderit nga edicioni i ardshëm , njoftn Nord24.de
Zeqiraj është transferuar nga ekipi JFV Biber.
Ai do të luajë për grupmoshat U-15 të Werder Bremenit.
“Leon Zeqiraj qëndron me të dyja këmbët në tokë. Prindërit e tij dhe ai e dinë se rruga prej një profesionisti është ende larg dhe e vështirë.”
Atij nuk duhet t’i ndalet as shkolla gjatë rrugëtimit në futboll”, thuhet në njoftimin e Werder Bremenit.
Tashmë Zeqiraj i është bashkuar skuadrës gjermane, derisa sot është paraqitur në stërvitje.
Ky ësht futbollisti i dytë nga Kosova.Në këtë ekip luan edhe supersulmesi i Kosovës, Milot Rashica, i cili ka shkëlqyer në paraqitjet e tij sezonin e kaluar në Bundesliga.