Thashethemet kanë qenë të përhapura për një kohë shumë të gjatë kur bëhet fjalë për Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid, por tani duket se mund të jetë dikush tjetër në skenë.
DiCaprio ka qenë me pushime me jaht në Evropë së fundmi dhe duket se është parë me një modele, e cila është mike e Hadid.
Dicaprio, u nis këtë fundjavë në brigjet e Ibizas së Spanjës, së bashku me Meghan Roche, një modele amerikane 22-vjeçare që ka punuar me markat më të mira luksoze.
Në imazhet e publikuara nga TMZ, Leo dhe Meghan mund të shihen duke dalë nga i njëjti furgon së bashku, dhe ata morën rrugën për në jahtin e aktorit për të hipur, dhe duket se askush tjetër nuk hipi në anije dhe ata e bënë këtë pa u përpjekur për t’u fshehur nga askush.
Duket se Meghan dhe Leo e kanë kaluar mbrëmjen së bashku, pasi të dielën është një tjetër set fotosh të Meghanit me një veshje krejt tjetër.
Deri më tani nuk ka shenja afeksioni, por mediat filluan menjëherë thashethemet pasi fituesi i çmimit Oscar po shijon beqarinë prej më shumë se një viti, pasi i dha fund lidhjes me Camilla Morronen.
Gjatë javëve të fundit, thashethemet për një lidhje të mundshme mes Dicaprios dhe Gigi Hadid nuk janë shuar, edhe pse është përmendur në shumë raste se ata janë thjesht miq të mirë. Meqë ra fjala, Meghan është parë disa herë në krah të Gigit.