Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone janë ndarë.
Aktori 47 vjeçar dhe modelja 25 vjeçare i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas katër vjetësh, raporton People.
Çifti, i cili e mbajti lidhjen e tyre kryesisht private, ishte lidhur që kur u panë së bashku në Aspen, Col në janar të vitit 2018, dhe ata bënë debutimin e tyre zyrtar si çift në Oscars në 2020.
Herën e fundit që ata u panë së bashku ishte fundjava e katër korrikut, në Malibu, Kaliforni. Më herët këtë verë, Leo pushoi nëpër Evropë me një jaht ku u pa duke u shoqëruar me një aktor tjetër fitues të Oskarit.
Camila së fundmi është parë me pushime me nënën e saj,