Leonardo DiCaprion mund ta shohim shumë shpejt drejt altarit të martesës.
Ylli 43-vjeçar hollivudian raportohet se është në prag të kurorëzimit me të dashurën 21-vjeçare.
Madje, aktori amerikan ka bërë plane rreth krijimit të një familjeje me bukuroshen Camila Morrone.
Sipas burimeve Us Weekly, të afërta me çiftin, gjërat janë bërë serioze midis DiCaprios dhe modeles.
“Ata janë të dashuruar dhe e kanë seriozisht”, tha një burim duke shtuar se “Kanë folur për tu fejuar.”
“Ai është gati që të ketë fëmijë. Dhe sa për Morrone? Ajo dëshiron shumë të ketë fëmjë të vegjël përreth dhe do që të ketë fëmijë me Leon… por kërkon që të martohen filimisht. Camila është shumë tradicionale kur bëhet fjalë për këtë aspekt”, tha burimi.
Ndryshe, aktorin do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave me projekte të reja filmike.