Dihet tashmë që VIP-at, sidomos ata të huaj, janë të çmendur pas shpenzimeve. Veshje, udhëtime, pushime, makina, ushqime – janë këto kategoritë ku personazhet e njohur harxhojnë më së shumti.
Leonardo DiCaprio është një nga emrat e showbizz-it që njihet për shumat e mëdha të parave që shpenzon për t’u argëtuar. Së fundmi, ai ishte pjesëmarrës në mbrëmjen e “Haitian Relief Organization”, ku askush nuk e njohu. Kjo për vetë faktin se ai kishte veshur një kostum të thjeshtë dhe kapele.
Por nuk është kjo gjëja më e rëndësishme. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është shuma që DiCaprio ka shpenzuar për piktura…plot 180 000 dollarë. Aktori ka blerë koleksionet e piktorëve Jean-Michel Basquiat, Takashi Murakami dhe Frank Stella.
Ka një të mirë në këtë mes: paratë kanë shkuar për bamirësi.