Leonardo fiton garën e shpejtësisë në ngjitjen sportive

Prishtinë | 08 Gus 2024 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Indoneziani Veddriq Leonardo, e ka fituar medaljen e artë në “Parisi 2024” të enjten. Ai fitoi në garën e shpejtësisë në ngjitjen sportive, ndërsa për shtetin e Indonezisë ishte titull historik.

Amerikani Sam Watson vendosi rekord botëror kur e fitoi garën për medaljen e bronztë. 

27-vjeçari Leonardo e përmirësoi kohën e tij dhe triumfoi pasi e përfundoi ngjitjen sportive për 4.75 sekonda. 

Kinezi Wu Peng e fitoi medaljen e argjendtë me kohën 4.77 sekonda. 

Ishte medalja e parë e artë për Indonezinë në ndonjë sport tjetër, pasi në të kaluarën, indonezianët kishin triumfuar vetëm në badminton. 

Indonezia ka nëntë medalje qëkur debutoi në Lojëra Olimpike në vitin 1952. 

Sporti i ngjitjes sportive ka debutuar në “Tokio 2020”.

Të ngjashme