Leonit Abazi i bashkohet Prishtinës

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Leonit Abazi është futbollisti më i ri i Prishtinës.

26-vjeçari i është bashkuar “Plisave” duke kaluar nga Skënderbeu.

Gjilanasi, që luan në krahun e majtë, ka pasur 123 paraqitje për Skënderbeun ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka pasur katër asistime.

Ai ka arritur marrëveshje që e mban në Prishtinë për tre vjet.

“Vendosa për Prishtinën, sepse është klubi më i madh në Kosovë, klubi më i trofeshëm dhe klub me ekip me ambicie shumë të mëdha dhe kjo ishte arsyeja më e madhe e kësaj zgjedhje. Sigurisht që pres titullin kampion me Prishtinën, aty ku e ka vendin klubi dhe sa më lart të ecim në Evropë. E njoh ekipin e Prishtinës, e kam përcjell edhe sa isha në Shqipëri sikurse edhe kryetrajnerin Josa të cilin e kam pasur trajner edhe në Skënderbe. Është trajner me përvojë dhe kam shumë respekt të madh për të”, ka thënë Leonit Abazi për faqen zyrtare të klubit.

Të ngjashme