Artistja e njohur e skenës shqiptare, Leonora Jakupi, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën.
Ajo ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta personale e po ashtu edhe nga karriera profesionale, duke treguar një moment tejet interesant.
Këngëtarja ka zbuluar se nuk flet me artisten Nora Istrefi, duke thënë se janë disa arsye të forta dhe se ka bërë një gabim të madh kundrejt saj.
“Unë nuk jam person që mbaj inate, por ‘hë për hë’ nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje”, u shpreh Jakupi.
Megjithatë, ky duket të jetë një sherr mes këngëtareve i krijuar vite më parë që sipas raportimeve ka të bëjë me një këngë.
Është thënë gjithashtu se njëra i ka marrë këngën tjetrës, përkundër se Leonora nuk ka dhënë më shumë detaje.
Jakupi në anën tjetër theksoi se në 2021 dëshiron të martohet dhe të ketë një fëmijë.