Ajo ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, por kjo nuk do të thotë se është larg fansave të shumtë.
Leonora Jakupi është artiste e rrallë, jo vetëm për muzikën që bën, por edhe për çfarë përcjellë te publiku.
Atdhedashuria dhe përcjellja e vlerave dhe tradita të vendit janë në qendër të veprimeve të saj.
Këtë herë këngëtarja ka treguar se di të gatuajë fli. Kështu së paku shihet këngëtarja teksa shihet duke pjekur ushqimin dhe këtë rast e ka publikuar në llogarinë personale në Facebook.
Fansat e saj e kanë përgëzuar për ndjekjen e traditave dhe thjeshtësinë nga e cila karakterizohet.
I bëftë mirë.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në këngë të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm.