Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi, i është gëzuar lehtësimit të masave anti-Covid.
Në një intervistë në Klan Kosova ajo tha se ishte momenti të hapen aktivitetet artistike.
“Mendoj që është momenti të hapen aktivitetet tona artistike sepse na munguan. Vetëm ne kemi mbetur pa u hapë”.
Ndër të tjera, artistja tha se nuk e ka kaluar ende koronavirusin dhe aktualisht nuk po kujdeset shumë.
“Kam bërë shumë teste dhe tani nuk e kam më atë frikën, jemi lodh pak prej kësaj situate”, tha Jakupi ndër të tjera.