Këngëtarja Leonora Jakupi nuk mungon asnjëherë në manifestimin tradicional “Epopeja e UÇK-së”.
Këngëtarja nga Skenderaj, sikur çdo vit tjetër, edhe sonte ajo ishte pjesë e këtij manifestimi, duke kënduar hitet e pavdekshme, kushtuar luftës së Kosovës.
E, si gjithmonë, ajo ka shkëlqyer edhe me pamjen e saj.
E veshur me një kostum të kuq dhe rrip të zi, ajo ishte kombinuar me ngjyrat e flamurit kombëtar, duke u përshtatur kështu qëllimit dhe idealit për të cilin kanë dhënë jetë familja Jashari dhe shumë dëshmorë të tjerë.
https://www.instagram.com/p/BQn1hk2Adva/?taken-by=leonorajakupi&hl=en