Leonora Jakupi ishte pjesë e “Natës së Zjarreve”, që shënohet tradicionalisht në fillim të marsit, në Prekaz.
Këngëtarja ka shkëlyqer e veshur në fustanin e kuq, teksa performoi këngën e saj që e kishte kënduar edhe në kohën e luftës – “A vritet pafajësia”.
“20 vite krenari dhe emocion! Perjetesisht faleminderit #AdemJashari #UCK”, ka shkruar këngëtarja e mirënjohur drenicare.