Leonora Jakupi është ndër personazhet që ka qëndruar aktive në skenën muzikore.
Përherë bukuroshja bionde ka tentuar të mbajë të azhurnuar fansat, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Leonora është parë me një veshje elegante, me të cilën mahniti 287 mijë ndjekësit.
Për këtë paraqitje këngëtarja zgjodhi ngjyrën e kuqe, që e bënte edhe më të përsosur dukjen e radhës.
Flokët Jakupi zgjodhi t’i ketë të lëshuara mbi supe, kurse për makijazh shkoi me nuanca më të errëta.
Postimi në anën tjetër mori me qindra komente, që përshkruanin se sa tërheqëse dukej.