Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka vendosur që së fundmi t’i japë vetes disa ditë pushimi.
Ajo ka zgjedhur Stambollin e Turqisë për të kaluar këtë periudhë të vitit, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga çastet e këndshme që po kalon atje.
Kafeja e shijuar pranë bregdetit turk dhe Urës së Bosforit, duket se janë zgjedhja ideale për këngëtaren bukuroshe, e cila është larguar pak nga rutina e përditshmërisë në Kosovë.
Në anën tjetër, Leonora ka kohë që nuk iu ka sjell fansave të saj ndonjë projekt të ri muzikor.
Leonora Jakupi shijon darkë romantike në Stamboll
Ajo ishte për fundvit pjesë e programeve të ndryshme festive, teksa ka munguar pak nga sjellja e projekteve muzikore me klipe.
Diktuar nga situata pandemike, edhe këngëtarja Jakupi ashtu si shumë kolegë të saj po vazhdon të mos mbajë koncerte, shkaku i masave preventive.