Policia e Kosovës ka ndaluar një të mitur në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, i cili dyshohet se ka kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor, rreth orës 14:25, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari, mashkull kosovar i mitur.
Për rastin, të miturit i është shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore.