Leroy Sane është bërë prioritet për Bayern Munichun që planifikon të transferojë atë në këtë verë.
Manchester City deri më tani ka ngurruar të shesë anësorin gjerman, pasi Bavarezët ka disa afate që i duan shërbimet e tij.
Por, sipas asaj që raporton Daily Mail, kampioni i Ligës Premier është i gatshëm që të heq dorë nga Sane, pasi ka gjetur tashmë zëvendësuesin e tij.
Skuadra angleze po tenton të transferojë Leon Baileyn nga Bayer Leverkusen, gjersa lojtari po kalon nëpër një formë fantastike.
Anglezi ka shënuar 12 gola deri më tani në këtë edicion, e që kërkohet edhe nga Arsenali e Manchester United.