Sulmuesi Leroy Sane është pajtuar me kushtet e skuadrës gjermane, Bayern Munich.
Gjigantët gjermanë prej kohësh kanë qenë të interesuar që ta përvetësojnë futbollistin 23 vjeçar, shkruan Goal.
Sipas Sky Sports, Leroy Sane është pajtuar gojarisht me përfaqësuesit e skuadrës gjermane për një pagë vjetore prej 18 milionë eurosh; sidoqoftë ata ende nuk kanë nënshkruar kontratë.