Sulmuesi gjerman, Leroy Sane dëshiron të largohet nga Manchester City për t’u transferuar te Bayern Munichu këtë verë.
Bayeri nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të transferuar yllin gjerman, por deri më tani kanë dështuar shkaku i ofertave të ulëta.
City dëshiron 80 milionë euro për të shitur anësorin sulmues, ndërsa oferta e fundit e Bayernit ishte 45 milionë euro.
Sipas Fussball Transfers, negociatat nuk kanë lëvizur që nga atëherë, por me një vit të mbetur në marrëveshjen e tij, Sane mund të nënshkruaj para-kontratë nga 1 janari dhe të bashkohet falas me Bayernin verën e ardhshme.
Sidoqoftë, Sane dëshiron që marrëveshja të bëhet tani dhe po i shtyn të dy klubet të gjejnë një kompromis për transferimin e tij.
Nga ana e tij, sulmuesi gjerman nuk do të konsiderojë nënshkrimin e kontratës së re me Cityn, pasi ka ndarë mendjen për t’u rikthyer në Bundesliga.