Më parë, nëna me emrin Toni Hammer, ishte një grua e zakonshme si gjithë të tjerat.
Por, ajo u bë “heroina virale” në rrjetet sociale, pasi postoi një letër për vajzën 3-vjeçare, duke i emocionuar të gjithë!
E shkruar me thjeshtësi dhe me sinqeritet, letra ka përcjellë mesazhe të jashtëzakonshme se si duhet të sillet një vajzë, që të ndihet vetvetja dhe me plot besim, kurajo, vetëvlerësim.
Janë këshilla të vogla, por reale dhe të ndjera, ndaj postimi i saj është shpërndarë me mijëra herë, ndërsa shumë nëna kanë komentuar se janë përlotur kur e kanë lexuar…
Le të njihemi me këtë letër të hapur dhe të gjitha ju që keni vajza, qofshi të bekuara!
POR, mësojini të jenë vetja!
LETRA:
Vogëlushes time
Mos kërko falje kur dikush të zhgënjen, falja i përket atij.
Mos thuaj “më fal që jam kështu” kur ti e di shumë mirë se je një njeri që ke ndjenja dhe ndjenjat meritojnë të respektohen sido të jenë.
Mos jep justifikime se pse nuk ke qejf të dalësh me një djalë që nuk të pëlqen, sepse nuk ke pse i jep arsye askujt nëse nuk do.
Një “jo, faleminderit” do të bënte shumë punë në këto raste dhe mos mendo për falje të tepërta.
Mos mendo gjatë se çfarë është e përshtatshme të konsumosh përsa i përket ushqimeve.
Nëse je e uritur, thjesht ushqehu me çfarë të duash.
Nëse ke dëshirë të konsumosh një picë, mos porosit një sallatë, sepse kështu duhet por porosisësh atë dreq pice!
Mos i mbaj flokët shumë të gjata, sepse të tjerët të thonë të mos i presësh.
Mos e vish atë fustan, nëse nuk të pëlqen.
Mos qëndro në shtëpi, thjesht sepse nuk ke me kë të dalësh.
Dil vetëm.
Shijo veten.
Mos i mbaj lotët, kur do që të qash.
E qara do të thotë se ke nevojë të shfryhesh në një mënyrë dhe nuk është dobësi.
Njerëzit qajnë!
Mos qesh sepse kështu të thotë dikush tjetër, qesh kur ta ndjesh ti.
Mos ki turp të qeshësh nga shakatë që bën vetë.
Mos thuaj “PO”, sepse kështu duhet të thonë vajzat e sjellshme.
Thuaj “Jo” kur të kesh qejf, sepse është jeta jote.
Mos i fshih opinionet e tua.
Trego gjithçka ndjen dhe tregoje me zë të lartë.
Ajo çfarë ke për të thënë, duhet të të dëgjohet.
Mos kërko falje për atë çfarë je.
Ji guximtare, e fortë dhe e bukur.
Ji, në çdo moment kjo që je, sepse je e mrekullueshme…”
Toni Hammer me të bijën e saj 3-vjeçare