“Letër urimi” i VV-së për Përparim Ramën, Azemi: Ky është bashkim interesash personale e jo koalicion për qytetin

Prishtinë | 09 Dhj 2025 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Derisa pritej betimi i Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës por edhe i asamblistëve, ishin asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët u siguruan që ta lënë një letër te tavolina e kryetarit të rizgjedhur.

Në letër u shkrua “urime koalicionin LDK+PDK+AAK+NISMA+PSD+…”, e të cilën tani e ka publikuar dhe vet asamblisti i LVV-së Egzon Azemi duke e komentuar edhe atë pse asamblistët e LDK-së e larguan, duke shtruar pyetjen, “Pse fshihen”

Postimi i plotë:

Sot u konstitua Kuvendi dhe Kryetari i Prishtinës

Listës së koalicioneve të pazareve ju bashkua edhe një subjekt që nuk e kisha në letër. Asambleistët e LDK turreshin me vrrull ta hiqnin këtë mbishkrim, pse fshihen?

Sigurisht sepse e dijnë edhe ata vet.

E Prishtina e din edhe më mirë, se ky është bashkim interesash personale e jo koalicion për qytetin.

Të ngjashme