Shteti anëtar i Bashkimit Evropian, Letonia, e cila kufizohet me Rusinë, ka thënë se nuk do të ofrojë strehim për asnjë rus që ikën nga masa mobilizuese e Moskës.
“Për arsye sigurie, Letonia nuk do të lëshojë viza humanitare apo lloje të tjera për ata shtetas rusë që shmangin mobilizimin”, shkroi në Twitter Edgars Rinkevics, ministri i jashtëm letonez.
Rinkevics tha se Letonia do të ruajë gjithashtu kufizimet e kalimit kufitar për qytetarët rusë me viza Shengen, të cilat kanë qenë në fuqi që nga e hëna.
Ndalimi i hyrjes – i vendosur gjithashtu nga Polonia, Estonia dhe Lituania – ka për qëllim turistët dhe përjashton disidentët rusë që kërkojnë strehim në BE së bashku me shoferët e kamionëve, refugjatët dhe banorët e përhershëm të vendeve të BE-së, si dhe ata që vizitojnë anëtarët e familjes.