Madonna ka humbur çështjen gjyqësore për të ndaluar ish-shoqen e saj që të nxirrte në ankand sendet e saj, duke përfshirë letër dashuri dhe një krëhër.
Një gjyqtar në New York hodhi poshtë akuzën e ylli të popit kundër Darlene Lutz, duke thënë se statuti i kufizimit për të rimarrë artikujt e saj kishte kaluar.
Një nga akrtikujt është një letër dashurie e dërguar nga reperi Tupac, që vdiq në vitin 1996, më të cilin Madonna kishte dalë fshehurazi.
Ankandi me sendet personale të Madonnës do të hapet në korrik.
Në letrën emocionale, legjenda e rap i shkruan se të qenurit njeri me ngjyrë vetëm do ta ndihmonte Madonnën në karrierën e saj, por imazhi i tij do të binte për shkak se do dilte me një grua të bardhë,
Çifti kishte një marrëdhënie sekrete, për të cilën Madonna vetëm kohët e fundit ka folur publikisht.
Këngëtarja dhe Lutz u zunë në vitin 2003. Dhe pas zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje ligjore mbi veprat artistike vitin e ardhshëm, Madonna hiqte dorë nga të gjitha paditë kundër ish-mikes së saj për të rikuperuar efektet personale.
Gjykatësi Gerald Lebovits u nis nga kjo marrëveshje kur bëri vendimin e tij publik të hënën.
Ai shpjegoi se këngëtarja nuk mund të bëjë më padi në lidhje me sendet që do dalin në ankand.
Maddona i tha gjykatësit vitin e kaluar se kur kërkoi një vendim gjyqësor për shitjen se statusi i saj i famshëm, kjo nuk i hiqte të drejtën e saj për të ruajtur privatësinë, duke përfshirë edhe sendet shumë personale.
Avokatët Lutz e kanë akuzuar Madonë për një “hakmarrje personale”.