Italia do ta hapë Kampionatin Europian, duke zbritur në fushë, këtë të premte, në orën 21:00, kundër Turqisë, në stadiumin “Olimpico” të Romës.
Hapi i parë, gjysmë e punës, thotë një shprehje e vjetër dhe të kaltrit do të kërkojnë që ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme evenimentin e madh europian.
Trajneri Roberto Mancini i ka shkruar një letër nga zemra popullit italian, që e vuajti më shumë se të gjithë pandeminë e Koronavirusit.
“E dashur Itali, duket se ka kaluar një përjetësi që kur morëm kualifikimin, atë mbrëmje, në “Olimpico”, kundër Greqisë. Ishte tetor 2019, ishim euforikë …
Sporti në këto momente, siç kam thënë më shumë se një herë, është një mjet thelbësor i jetës sonë. Mund të na ndihmojë të ndihemi më mirë, mund të na ndihmojë të shkëputemi përkohësisht nga disa mendime ose momente të komplikuara. Sporti mund të na japë shumë emocione pozitive. Asnjëherë më parë nuk kishim kaq shumë të nevojë për të.
Ekipi ynë kombëtar, në Kampionatin Evropian që do të fillojë për disa orë, është i vetëdijshëm për përfaqësimin e një populli fantastik dhe të vendosur, dhe për këtë arsye unë, së bashku me stafin dhe 26 djemtë që do të zbresin në fushë, do t’i shfrytëzojmë të gjitha minutat e kësaj ngjarjeje për të nderuar vendin që ne përfaqësojmë.
Ne e dimë që ndeshjet tona do të jenë një moment bashkimi për miliona italianë. Ata do të jenë momente gëzimi që do të na bëjnë të harrojmë vitin e kaluar për një moment. Kjo është arsyeja pse ne do ta luajmë këtë ngjarje të vetëdijshëm për forcën e fanellës blu dhe të popullit italian.
Të bashkuar nën një qiell të vetëm blu, të veshur me bluzën blu, le të bashkohemi së bashku në një kor të vetëm që bashkon më shumë se 60 milion italianë: FORZA AZZURRI!“.
Kështu e përfundoi letrën e tij drejtuar tifozëve trajneri i 4 herë kampionëve të botës në prag të debutimit të Italisë në finalet e Kampionatit Europian.