Organizata Let’s Do It Kosova e cila drejtohet nga Luan Hasananaj, përmes një publikimi në Facebook ka njoftuar për takimin e tyre me menagjerin e kompanisë “Eco Higjiena” dhe zyrtarët për komunën e Novobërdës, Naser Ibrahimi dhe zyrtaren për mjedis, Shefkije Mehmeti nga kjo komunë.
Në këtë takim thuhet se janë dëgjuar shqetësimet që ka komuna e Novobërdës me ndotjën e mjedisit, dhe për shqiptimin e gjobave për ndotësit si mungesë e inspektorëve mjedisor, shkruan EkonomiaOnline.
“Sot, në zyret tona, pritem në takim menaxherin e kompanisë së pastrimit “Eco Higjiena” për komunën e Novobërdës, Naser Ibrahimi dhe zyrtaren për mjedis, Shefkije Mehmeti nga kjo komunë.
Dëgjuam shqetësimet e tyre si komunë lidhur me problemin e ndotjes nga qytetarë të papergjegjshëm, problemet me të cilat menaxhmenti i kompanisë së pastrimit “Eco Higjiena” në këtë komunë ballafaqohet për të ofruar shërbime sa më gjithëpërfshirëse dhe cilësore, e poashtu u fol edhe për problemin e shqiptimit të gjobave për ndotësit e mjedisit si pasojë e mungesës së inspektorëve mjedisor”
Tutje përmes këtij shkrimi organizata Let’t Do It, ka shprehur gatishmeri për bashkëpunim duke thënë se Novobërda njihet si komunë me atraksion për turizëm rural, andaj frekuentimi i madh në këtë komunë ka bërë që të hidhen mbeturina të shumta nga njerëz të pandërgjgjshëm.
“Me theks të veçantë u fol edhe për ndotjen e cila shkaktohet gjatë ditëve të shënuara në këtë komunë, siç është 1 Maji. Novobërda njihet si komunë me atraksion për turizëm rural, andaj frekuentimi i madh gjatë ditëve të shënuara në këtë komunë lë pas edhe shumë mbeturina të cilat hudhen nga qytetarë të pandërgjegjshëm.
Ne u shprehëm të gatshëm që edhe më tutje të vazhdojmë bashkëpunimin me këtë komunë, por edhe me të gjitha komunat e tjera të Kosovës, në mënyrë që të zgjidhim problemin e ndotjes së mjedisit në vendin tonë”. /EkonomiaOnline/