Organizata Let’s Do It Kosova ka nisur udhëheqjen e World Cleanup Day 2019, raporton Ekonomia Online.
Qendra kryesore për thirrjet që do të merren informacionet nga vendet tjera është vendosur në Finnish School, ku stafi i Let’s Do It Kosova ka nisur qendrën e thirrjeve që nga mbrëmë për të kuptuar ecurinë e Ditës së Pastrimit në mbarë botën.
Kosova në bashkëpunim me Estoninë do t’i udhëheqin aksionet në 157 shtete të botës me aktivitetet e pastrimit.
Mbi 157 shtete të ndryshme të botës do të raportojnë Qendrën e Let’s Do It Kosova për të shpalosur aktivitetet e pastrimit që po mbahen nga vendet e tyre.