Ekstraklasa, kampionati elitar në Poloni, ka humbur disa nga lojtarët më të mirë të saj, ose siç shkruan “sport.pl”, yjet.
Por mungesa e cilit futbollist do të ndihet më shumë shkruhet në artikullin e përgatitur dhe që përfshin në të edhe Armando Sadiku.
Ka lojtarë që kanë kaluar në Premier League, Serie A, apo edhe në Greqi, Rusi apo Kinë.
Sulmuesi i Shqipërisë, që tashmë është pjesë e Levante-s, renditet i teti në listën e largimeve, ndërkohë që ka edhe një koment për të, ashtu si për gjithë të tjerët.
“Ishte parashikuar të ishte një yll i madh, por ai nuk e shfaqi potencialin e tij të plotë.
Sadiku nuk ishte i lumtur me pozitat e tij te Legia dhe vendosi të transferohej në La Liga. 1,5 milion euro për Legia-n, si dhe një kontratë e mirë për lojtarin.
Të gjithë janë të lumtur dhe tifozëve në Varshavë nuk do t’u mungojë. Efektiviteti i Jaroslaw Niezgoda mund të kompensojë shitjen e sulmuesit shqiptar.
Armando Sadiku luajtu në 17 ndeshje në kampionatin polak. Ai shënoi dy gola dhe dha katër asiste”, shkruhet në artikull./EDS/