Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), ka mbajtur tryezë për diskutim të Raportit të Vetëvlerësimit të AKA-së, për vlerësim nga ENQA.
Zëvendësshefi i zyrës së BE-së, Riccardo Serri, tha se Agjencioni i Kosovës për Akreditim është një agjencion me mjaft prioritet për BE-në, e cila e përcjell nga afër këtë institucion.
“ Duam që t’u përgëzojmë që nga fillimi për punën e madhe që keni bërë deri më tani. Kjo kërkon afat kohor, por unë vetë dhe Apostolva dhe kolegët e mi jemi të impresionuar me zotimin, përkushtimin që keni ndërmarrë deri më tani që nga emërimi i juaj në qershor, keni bërë hapat e parë në rilicencimit dhe anëtarësimit në organet e rëndësishme të BE-së”, tha ai.
Ai ka lavdëruar AKA-në për punën që po bëjnë duke përmendur edhe ngritjen e kritereve për akreditim në programe.
“Shpresojmë që do arrijmë objektivin e përgjithshëm, që të kthehemi në organizatat e rëndësishme të BE-së, ne ndjekim punën tuaj për së afërmi dhe kemi pas lajme për atë që ka ndodh në arsimin në Kosovë. Ne kemi informata të përditshme dhe kemi kuptuar që kriteret janë ngritur për akreditim në programe dhe kjo është e rëndësishme sepse ajo që po bëni siguron qe kriteret e cilësisë të ngritën dhe kjo është ajo që ne po punojmë bashkë të bëjmë”, tha ai, raporton Ekonomia Online .
Sipas tij, arsimi cilësor është i rëndësishëm veçanërisht për Kosovën që ka popullatën më të re në Evropë.
“Arsimi është fusha më e rëndësishme, njëra nga 3 shtyllat e agjendës evropiane të BE-së dhe jemi duke punuar në programe të reformave evropiane, një mision që ka arrit në Kosovë dhe do ketë takime në ditët e ardhshme ku do diskutohet për arsimin në Kosovë. Ndryshimet në arsim nuk ndodhin brenda natës, kërkohet kohë para se të arrihen rezultate të prekshme, nga ana jonë ndjejmë urgjencën e lëvizjes përpara dhe mendoj se edhe ju do të jeni të vetëdijshëm që jeni afër të bëjnë reforma në rrugën e duhur”, tha Serri.
Albulena Zaimi, nga Agjencioni Austriak për Zhvillim, tha se bordi i ri ka arritur të ketë rezultate të mira për të qenë cilësor arsimi dhe akredimet në Kosovë.
“Ky raport reflekton jo vetëm trashëgimin e institucioneve, por edhe përpjekjet e vazhdueshme që menaxhmenti po bën për të përmirësuar rolin e agjencisë dhe të profilizojnë edhe më tutje. AKA është drejtuesi kryesor për arsimin e lartë në Kosovë dhe jemi te kënaqur që bordi i ri ka mundësuar që proceset me ec përpara edhe për akreditimet”, tha ajo.
Gazmend Luboteni, nga bordi i Agjencionit të Akredimit, tha se raporti i është dërguar të gjithave institucioneve relevante.
“Dokument i rëndësishëm që do të dërgohet në ENQA, që do të bëhet vlerësimi në bazë të këtij raporti ne e kemi pas në agjendën tonë si prioritet, në mënyrë që te kemi pranim. Rivlerësim të ENQA-s vitin e ardhshëm, për shkak se vitin e kaluar është bërë vlerësimi më herët se që është dashur”, tha Luboteni.
Arta Jakupi, anëtare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, tha se qëllimi i KSHC-së është të jemi sa më afër dhe të qasshëm për institucionet e arsimit të lartë dhe për të gjithë studentët.