Leverkuseni e Xhaka i afrohen finales së Ligës së Evropës

Prishtinë | 03 Maj 2024 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Leverkuseni ka shkuar në 47 ndeshje pa disfatë në të gjitha garat e edicionit aktual.

Leverkuseni i drejtuar nga trajneri Xabi Alonso dhe me Granit Xhakën lider në mesfushë, fitoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës në udhëtim te Roma.

Të enjten mbrëma, Leverkuseni fitoi në “Olimpicon” e stërmbushur me shikues, me rezultatin 2:0.

Florian Wirtz në minutën e 28-të dhe Robert Andrich në minutën e 73-të, i shënuan golat e fitores për skuadrën gjermane.

Granit Xhaka, i cili e kompletoi ndeshjen, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 75-të për shkak të tensioneve mes lojtarëve të të dyja ekipeve.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave.

Të ngjashme