Lëvizja Fol me performancë kundër korrupsionit

Prishtinë | 09 Dhj 2017 | 17:38 | Nga

Lëvizja FOL përmes programit për Komuna Transparente, Effektive dhe Llogaridhënëse i mbështetur nga USAID ka organizuar një performancë vetëdijesuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Jeton Zulfaj nga Lëvizja FOL, tha se kjo performancë është organizuar në kuadër të javës kundër korrupsion, e cila është shënuar me aktivitete të ndryshme të udhëhequr nga një koalicion i shoqërisë civile së bashku me Ambasadën Amerikane dhe USAID-in.

“Fjala Korrupsion përdoret në gjithë botën për të përshkruar abuzimin e pushtetit për përfitime personale. Në vendet e zhvilluara, korrupsioni asocohet me kravata të bardha dhe individë të pasur e me ndikim, ndërkaq në vendet e varfër ai asociohet me shkatërrim ekonomik, regjime autoritare dhe shpërdorim të burimeve njerëzore dhe natyrore. As Kosova nuk bën përjashtim në këtë drejtim”, tha Zulfaj.

Sipas tij, përderisa fjala korrupsion është përdorur për të përshkruar dukuritë e mësipërme, vet fjala asnjëherë nuk është analizuar në kontekst.

“Në vështrim të parë, shihet se fjala përfundon me –ON, që ndërkombëtarisht është sinjal që shpreh diçka aktive, diçka që funksionon dhe që është në veprim. “Përderisa ne nuk mund të ndërrojmë fjalën Korrupsion, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ne do ta ndryshojmë kuptimin e saj. Sot, po e ndalim korrupsionin, pra nga ON në OFF”, tha Zulfaj.

Image may contain: one or more people

Image may contain: shoes

Image may contain: 1 person, outdoor

Image may contain: one or more people, shoes and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, sky and outdoorImage may contain: one or more people, sky, skyscraper and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme