Lëvizja për Drejtësi ka themeluar një nëndegë në “Kodrën e Trimave” në kryeqytet, kryetar i së cilës u zgjodh Fadil Koprani, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu u zgjodhën edhe strukturat e tjera të kësaj nëndege.
Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi tha se nuk do të ndalen dhe se ky është vetëm fillimi i tyre.
“Ne, Lëvizja për Drejtësi, tregojmë përsëri që nuk do të ndalemi para asgjëje dhe premtojmë që ky është vetëm fillimi”, tha ai.
Lëvizja për Drejtësi në zgjedhjet e 6 tetorit garoi me dy kandidatë për deputetë në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku arritën të grumbullojë rreth 8 mijë vota.