Policia e Lushnjës ka arrestuar nj 21-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur në qytet.
Ai ishte i shpallur në kërkim pasi më datë 21.03.2026, në ambientet e një lokali në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, ku qëndronte bashkë me 5 shtetas të tjerë, shërbimet e Policisë gjetën në xhupin e tij dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi M. S. nuk ndodhej në lokal. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet municion luftarak, shkruan abcnews.al.
Në vijim të veprimeve për rastin, më datë 21.03.2026, u arrestuan 5 shtetasit që qëndronin me shtetasin M. S., në lokal, për moskallëzim të krimit.