Robert Lewandowski po tregohet një “përbindësh” para portave kundërshtare në këtë edicion.
Sulmuesi polak e ka rikthyer shkëlqimin falë trajnerit Hansi Flick.
Veterani i sulmit ishte protagonist i gjigantit katalunas edhe mbrëmë në fitoren e thellë 5:1 ndaj Sevillës, ku i realizoi dy gola.
Kështu, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e Bayern Munichut arriti në kuotën e 12 golave në 10 ndeshje të La Ligës në këtë fillim-sezoni.
Shifra këto të frikshme për një sulmues që deri në verën e këtij viti dukej si i mbaruar.
Ndër të tjera, Lewa është bërë sulmuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohëve në Top 5 ligat evropiane pas Lionel Messit (496) e Cristiano Ronaldos (495) me 366 gola.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, polaku mund ta fitojë çmimin “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë në Evropë.
“Blaugrana” presin shumë nga ylli i tyre në El Clasicon e fundjavës ndaj Real Madridit.